Reforma Zgjedhore, Petrit Vasili: Rama nuk përballon dot garën, kërkon me patjetër fitoren në tavolinë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për reformën Zgjedhore.

Vasili u shpreh se do ketë një qëndrim të përbashkët mes PL-së dhe deputetëve të opozitës dhe më pas do dilet me një qëndrim të përbashkët.

Sakaq, akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk përballon dot garën dhe rregullat e barabarta me kundërshtarët, pasi do patjetër të ketë një fitore në tavolinë.

“Është një çështje që do të diskutohet me opozitën, dhe do të ketë një qëndrim të sinkronizuar me ta, për çdo lloj forme që do të zgjidhet. Në të gjitha rastet është një qëndrim i pa lidhje, antikushtetues.  Nesër kemi një komisione që për turpin e tyre, kur mbi 45 deputetë kanë kërkuar ndryshimin e komisionit.

Si mund të ketë konsensus kur pjesa dërrmuese e opozitës duhet të përjashtohen. Opozita cakton dhe reflekton sipas rastit. Rama do patjetër të ketë një fitore në tavolinë, nuk përballon dot garën e barabartë. Kjo është historia, nuk do rregulla të barabarta për kundërshtarët.

Shumica dërrmuese e deputetëve të opozitës e kanë të formësuar si e zeza në të bardhë kërkesën për këto ndryshime dhe kjo është punë e opozitës.

Rregullorja e kuvendit flet për grupe parlamentare e jo për parti, pasi mund edhe të ndryshohet sigla e logoja. Këtu historia vdes, s’ka punë sigla”, u shpreh Vasili.

()

Arena e Lajmit

Reforma Zgjedhore, Petrit Vasili: Rama nuk përballon dot garën, kërkon me patjetër fitoren në tavolinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook