Indrit Sefa, Sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD-në zyrtare, ishte këtë mbrëmje i ftuar në emisionin “Open” në News24.
Çështja e diskutimit ishte tema e ditës, dekretimi i ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare nga Presidenti i vendit Bajram Begaj.
Sipas Sefës, dekretimi i këtij ligjit, praktikisht do të sjellë ‘vdekjen’ e Komisioneve, pasi sipas tij shumicën do ta ketë vetë mazhoranca.
“Presidenti ka dalë tej rolit të tij, e ka trajtuar postin e tij si pozicion teknik. Mendojmë se ky ligj bie ndesh me kushtetutën. Nëse studiohet ligji, është ‘vdekja’ e Komisioneve praktikisht. Do të kemi Komisione ku mazhorancën e ka mazhoranca, dhe praktikisht do të hetojë veten e vet. Nuk do të ketë më mbledhje të hapura. Nuk do të ketë listë dëshmitarësh, por listën që do pranojë mazhoranca. Provat që do merren do jenë ato që kërkon mazhoranca”, u shpreh ai.