U arratis nga Shqipëria dhe u strehua në Itali, kapet për llogari të Gjermanisë i riu shqiptar. Akuzohet për mashtrim prej 1.3 milionë euro

Një 26-vjeçar i kërkuar nga autoritetet gjermane për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro, ka rënë në prangat e policisë italiane.

26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello. Ai punonte në një kompani në Shqipëri, e cila mashtronte shtetas gjermanë. Në Itali i riu kishte krijuar lidhje me një vajzë dhe kishte gjetur edhe punë.

Policia e Trevisos arriti ta lokalizojë të riun duke e ndaluar.

Ai akuzohet se në periudhën Maj 2019 – Mars 2021 të jetë përfshirë në një skemë mashtrimi me kriptovaluta me vlerë 1 mln 270 mijë euro. Ai u dërgua në burgun e Santa Bona në pritje të ekstradimit në Gjermani ku rrezikon deri në 15 vite burg.

 

Arena e Lajmit

U arratis nga Shqipëria dhe u strehua në Itali, kapet për llogari të Gjermanisë i riu shqiptar. Akuzohet për mashtrim prej 1.3 milionë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook