Atletico Madrid është kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Mbretit pasi mundi 4-2 Real Madrid.
Në minutën e 21-të, Vinicius “flirtoi” me golin, por portieri Oblak i tha jo, me një pritje fantastike.
Tifozët e Los Colchoneros do të festonin në minutën e 39-të, pasi u finalizua me sukses një aksion i bukur.
Një krosim në zonën e Los Blancos u devijua nga Rudiger, mrekullisht i gjendur aty mesfushori brazilian Lino realizoi gol me një top tokazi.
Tensioni ishte i pranishëm në fundin e fraksionit. Me mjaft personalitet, arbitri Cuadra qetësoi situatën, duke mos e lënë të acarohet më keq.
Atëherë kur pritej vërshëllima e kryesorit për të dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes, erdhi goli i barazimit për të besuarit e Ancelottit, falë një gafe të portierit Oblak.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat shënuan nga një gol, me Moratën dhe Joselu. Atletico u kualifikua pas golave në shtesë të Griezmman dhe Riquelme.