Babai i Eduart Hoxhës, i cili tentoi ta kërcënonte atë me sëpatë, ka treguar detaje nga ngjarja e sotme, ku i biri përfundoi pas hekurave.
I riu pasi dhunoi të atin kërcënoi ta vriste atë me sëpatë. Ndërkohë babai tha se djali i tij u bë keq pasi shkoi te hoxha.
“Çuni ishte brenda. Dhe nuk pranonte që ta kapte policia. Debati nisi para nja 3 ditësh për t’u vizituar. Ai tha se hoxha i kishte bërë keq. I thash edhe unë që shko te hoxha. Kur u kthye, u kthye me një mendje jo siç ishte nisur, duke qeshur, por me mendje tjetër. E çuan te një hoxhë, u tensionua muhabeti dhe nuk fliste si më parë, por erdh ime mendje tjetër. Kur lajmërova policinë, ky hyri brenda se unë gjithmonë flija që herët. Ai nisi muhabetin me sherre. Djali ishte duke pirë kafe jashtë. Kishte thikë buke. Unë kisha sëpatën për ta nxjerrë jashtë. Ai e kapi sëpatën dhe ma mori nga dora. Ai është alamet djali, gjynaf me e mbajt brenda. Unë them ta nxjerrin dhe të kurohet dhe të shkojë te psikologia. Gazetarët këtë punë kanë. Atij i nxorën fjalë për nënën e vetë, dhe e ka në tru.”, tha ai për gazetaren Klodjana Haxhiaj.
()