Egnatia shënon përsëri 4 gola në Kukës, rrogozhinasit marshojnë në krye të renditjes

Egnatia përsërit veten në Kukës, duke fituar me poker golash dhe përforcuar edhe më shumë pozitat në krye të renditjes. Rrogozhinasit fituan 4-1, duke fundour edhe më shumë ekipin verilindor.

Egnatia e zgjidhi ndeshjen për 22 minuta, duke shënuar tri herë. Pas golit më Malotës në minutën e 12-të, miqtë fituan penallti në të 30-ën, ku Felipe ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Zejnullait. Nga pika e bardhë Fernando gabon në gjuajtjen e parë, por portieri Tafas lë topin aty dhe sulmuesi i Egnatias nuk fal për 0-2.

Katër minuta më pas rrogozhinasit shënojnë edhe golin e tretë. Asist perfekt i Ndrecës dhe Gjata shënon për 0-3. Trajneri Nica ndërhyn dhe bënë 3 zëvendësime, mes tyre edhe portieri Tafas i lënduar. Në pjesën e dytë vendasit kërkuan më shumë golin dhe shpërblehen në minutën e 80-të Rashiti ngushton diferencat.

Por vetëm kaq, pasi me anjë të një kundërsulmi, Egnatia shënon golin e katërt me anë të Montenegros një minutë para fundit. Një fitore bindëse e rrogozhinasve që po bëjnë një sezon të jashtëzakonshëm, nga ana tjetër Kukësi rrezikon më shumë se kurrë.

()

Arena e Lajmit

Egnatia shënon përsëri 4 gola në Kukës, rrogozhinasit marshojnë në krye të renditjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook