Shijaku vizitohet për herë të parë nga një President shqiptar, Begaj-të rinjve: Nëse jemi frymëzues, e nesërmja ka më shumë shpresë!

Presidenti Begaj në Shijak, qytetin që rindërtohet duke ruajtur traditën. Kreu i shtetit thirrje nxënësve për respekt ndaj mësuesve dhe ndjekje të modeleve profesionale për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Dhuron libra shqip për bibliotekat e shkollave

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Shijak ku u takua me autoritetet vendore, qytetarë, nxënës e mësues.

Kryetari i Bashkisë, Elton Arbana i uroi mirëseardhjen Kreut të Shtetit e u shpreh se kjo është hera e parë që një President i Republikës zhvillon një vizitë zyrtare në Shijak.

“Falënderoj Presidentin për vëmendjen që tregoi ndaj qytetit tonë, qytetit të parë që përfundoi procesin e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit”, deklaroi kryebashkiaku i Shijakut.

Presidenti Begaj vizitoi shkollat e rindërtuara, të pajisura me ambjente dhe mjete bashkëkohore për nxënësit, përfshirë dhe laboratorë për praktikat por edhe me metoda të reja të mësimdhënies, klube artistike dhe profesionale. Presidenti zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës dhe arsimtarë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme ku u njoh me problematikat dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor. Gjatë këtij takimi Presidenti Begaj u bëri thirrje nxënësve të vlerësojnë e respektojnë mësuesit sikundër respektojnë familjet e tyre.

Veç rëndësisë së respektimit të figurës së mësuesit, Presidenti gjithashtu vlerësoi përkushtimin e tyre në edukim dhe mësimdhënie. “Nëse ne jemi frymëzues e nesërmja ka më shumë shpresë” u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar domosdoshmërinë e arsimit cilësor në përgatitjen e brezave. Në vijim të nismës për librin shqip, Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë dhuruan për bibliotekat e tre shkollave në Shijak rreth 150 tituj didaktikë dhe letrarë.

Zoti Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë që ka arsimi profesional për të rinjtë, si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Një model i tillë ishin dhe dy biznese të vogla në qendër të qytetit, që funksionojnë prej dekadash si trashëgim familjar. President takoi nje orëndreqëse, e cila profesionin e trashëgoi nga i ati që hapi dyqanin para 7 vitesh e po ashtu nje pastiçeri që ofron ëmbëlsira cilësore që nga viti 1985, të prodhuara në mënyrë artizanale pa nevojën e makinerive moderne.

Gjatë vizitës në Shijak, Presidenti Begaj ndoqi dhe një ekspozitë të vëllezërve piktorë Faja, të bijtë e artistit emblemë të këtij qyteti “ Piktorit të Merituar” Agim Faja. Ekspozita “Ç’po luftojnë siç u ka hije, burrat trima t’ksaj nahije”-u dedikohet rolit dhe kontributit të luftëtarëve të kësaj zone.

Arena e Lajmit

Shijaku vizitohet për herë të parë nga një President shqiptar, Begaj-të rinjve: Nëse jemi frymëzues, e nesërmja ka më shumë shpresë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook