Soja në Vend të Ilaçeve të Kolesterolit – Çfarë Tregojnë Studimet

Nëse dëshironi të ulni nivelet e kolesterolit, soja mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet.

Kërkimet e kryera në të kaluarën kanë treguar se shtimi i sojës në regjimin tuaj ushqimor ose rritja e sasisë që konsumoni zakonisht, mund të ulë nivelet e kolesterolit.

Por një studim i ri, të cilit AgroWeb.org iu referua, ka zbuluar se kjo mund të jetë po aq efektive sa ilaçet e përdorura për të ndihmuar në menaxhimin e niveleve të përgjithshme të kolesterolit.

Çfarë tregon studimi?

Gjatë studimit, ekspertët morën në shqyrtim 19 lloje të ndryshme të sojës me nivele të ndryshme proteinash.

Çdo kokërr soje ishte e bluar dhe pa yndyrë. Pas përdorimit të çdo lloj mielli të përftuar, përmes një simulimi që kishte për qëllim të imitonte procesin e tretjes dhe përdorte qelizat yndyrore, u zbulua se dy proteina, glicinina dhe B-konglicinina, ndihmuan në uljen e kolesterolit.

Studiuesit më pas matën shkallën e përthithjes së kolesterolit LDL (ose “të keq”) në secilin rast dhe vlerësuan edhe efektivitetin e ilaçeve që përdoren kundër kolesterolit.

Në fund ajo çka mundën të shihnin ishte se soja arriti të reduktonte akumulinin e kolesterolit në shifra edhe më të kënaqshme se sa vetë mjekimet.

Sipas tyre konsumi i varieteteve të përzgjedhura të sojës mund të rregullojë nivelet e kolesterolit, dhe rrjedhimisht mund të nxisë parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Meqenëse ky ishte një studim artificial, autorët në fund u shprehën se duhet akoma punë për të vërtetuar se këto rezultate mund të jenë të njëjta edhe për njerëzit.

Gjithashtu ata thanë se për produktet e përpunuara të sojës të cilat kanë yndyrë, si tofu dhe qumështi i sojës, ky rezultat mund të mos jetë shumë i vlefshëm.

Një tjetër studim i vitit 2015, të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se efektet e uljes së kolesterolit të keq nga konsumi i sojës, ishin më të forta tek ushqimet e plota të sesa produktet e sojës që përpunoheshin.

Kokrrat e sojës janë ushqyese e të pasura me proteina, fibra, antioksidantë dhe yndyrna të pangopura dhe të shëndetshme për zemrën. Kjo është arsyeja pse përfshirja e tyre në regjimin tuaj ushqimor mund të luajë një rol të shëndetshëm për zemrën mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për njerëzit që kërkojnë të ulin kolesterolin. / AgroWeb.org

Soja në Vend të Ilaçeve të Kolesterolit – Çfarë Tregojnë Studimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook