“Zgjedhorja”/ “Nuk e pengojnë dot reformën”, Çuçi: Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë, zhyten në krizën ku ranë prej vulës së humbur

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, dënon bllokimin që i bënë sot disa deputetë të opozitës mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Përmes një deklarate Çuçi deklaroi se nga njëra anë janë ata që bëjnë skena dhune dhe pengojnë deputetët, nga ana tjetër janë ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje.

“Pyetja “me kë të flasësh” mori përgjigje më qartë se kurrë sot. Me ata të revolucionit të karrigeve që përsërisin skenat e dhunës sa tek selia e tyre e sa në Kuvend nga njëra anë, apo me ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje? Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë përveçse zhyten më keq në krizën ku kanë rënë prej vulës së humbur dhe sikletit me drejtësinë e re, nuk e pengojnë dot as reformën zgjedhore dhe as jetën parlamentare. Gjithsesi shqiptarët janë gjithmonë e më të qarte ne përgjigjen e tyre për Shqipërinë. Partia Socialiste!”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

“Zgjedhorja”/ “Nuk e pengojnë dot reformën”, Çuçi: Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë, zhyten në krizën ku ranë prej vulës së humbur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook