Me situatën e krijuar nga moti i keq në vend është raportuar se edhe fasada e një pallati në Milot, në bashkinë e Kurbinit është dëmtuar pas reshjeve të dendura.
Mësohet se nga dëmtimi i pallatit nuk është dëmtuar asnjë person, ndërsa raportohet se godina e pallatit ishte restauruar pak muaj më parë si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli, i cili është shprehur se kjo është një dëshmi e korrupsionit dhe babëzisë së kryebashkiakes së Kurbinit.
Sipas tij miliona euro të hedhura në Kurbin pas tërmetit të 2019-ës dhe fasadat që shemben janë një standart punimesh i përdorur në të gjithë fasadat e pallateve në qytet.
Sakaq, ai u shpreh se i bën thirrje SPAK që të nisë hetime të menjëhershme lidhur me këtë rast.