“Inter ëndrrash”, mediat dhe Inzaghi nuk i kursejnë elozhet: U argëtova duke parë ekipin (VIDEO)

Një Inter magjik, një skuadër fantastike që dominoi Lazio-n në çdo detaj duke siguruar një biletë për në finalen e Superkupës së Italisë. Ekipi i Simone Inzaghi-t ishte i papërmbajtshëm, nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim, krijuan 23 raste, goditën 2 herë shtyllën, realizuan 3 gola. Zikaltërit janë një hap larg trofeut të parë sezonal teksa në finale do të përballen me Napolin.

Në minutën e 17-të ishte Thuram që kaloi zikaltërit në avantazh pas një asisti nga Dimarco. Inter nuk e uli ritmin në asnjë moment duke flirtuar me golin e dytë, por fati nuk ishte me Barella-n që në minutën e 37-të goditi traversën. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, zikaltërit fituan një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë,  Calhanoglu u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Lautaro goditi shtyllën, ndërsa për të mbyllur llogaritë me Lazio-n mendoi Frattesi në minutën e 89-të duke shënuar dhe golin e tretë. Asllani dhe Hysaj, dy legjionarët kuqezi, u aktivizuan si zëvendësues pas minutës së 80-të.

La Gazzetta
La Gazzetta

“Inter ëndrrash”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

Shijon këtë paraqitje të bërë nga djemtë e tij edhe Simone Inzaghi: “Kemi bërë një ndeshje të madhe, arritëm finalen që dëshironim. Tani duhet të rikuperojmë energjitë pasi në pret një finale e vështirë me Napolin. U argëtova duke parë këtë Inter”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.

()

Arena e Lajmit

“Inter ëndrrash”, mediat dhe Inzaghi nuk i kursejnë elozhet: U argëtova duke parë ekipin (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook