Tekniku i Laçit, Mirel Josa komentoi fitoren 1-2 ndaj Partizanit.
“Të jem objektiv, kishim momente të këqija në lojë, pas pësimit të golit. Nuk duhet ta kthenim gjithmonë topin prapa, sepse i jepnim mundësi për të na bërë presion sipër. Në pjesën e dytë nuk kishim fillim të mirë, sepse Partizani mund ta vriste lojën.
Në rreshtim nuk ndryshuam, duhet të luanim futboll të kontrolluar, kur e kishim topin në fushën e Partizanit. Fituam në këtë mënyrë, por mos harrojmë që në fazën e parë humbëm me Partizanin në këtë mënyrë. Janë gjëra që kompensohen” – Tha ai.
(J.S/)