Leverkusen duket se e ka seriozisht këtë sezon, pasi mundi me përmbysje 2-3 Leverkusen në Bundesligë. Djemtë e Rose tregun karakter dhe ndezën atmosferën që në minutën e shtatë, pas golit të holandezit Simons. Xhaka me shokë u kundërpërgjigjën në fillimin e pjesës së dytë me Tella-n.
Gjithsesi, vendasit prishën ekuilibrat shumë shpejt me Opendën. Të besuarit e Xabi Alonsos nuk u dorëzuan dhe sërish dhanë sinjale se jo më kot janë në krye të kampionatit. Tah shndërroi në gol një asist të Hofmann, në të 63-tën. Minutat e mbetura ishin të luftuara nga të dyla palët, ndihmuar edhe nga spektakli i garantuar nga tifozët në shkallët e stadiumit Red Bull Arena (Leipzig).
Në shtesë, Leverkusen iu fal goli të Hincapie P. për të marrë fitoren, rezultat që i çon në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë. Leipzig është në zonën Champions, në vendin e katërt me 33 pikë.
(J.S/)