Pas deklaratave të Spiropalit për SPAK, reagon PD: “Donika e Rilindjes” mundohet të fshehë përpjekjen e Ramës për të zgjeruar pushtetin e tij

Pas deklaratave të Elisa Spiropalit, reagon sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri, duke theksuar se “Donika e Rilindjes” mundohet te fshehe perpjekjen e Rames per zgjeruar pushtetin e tij.

Reagimi:

Spiropali ose kjo pasardhëse e familjes aristokrate të Arianitëve, qenka nervozuar me shqetesimin e ngritur nga Kryetari i Partise Demokratike se Skenderbeu dhe kaloresit e tij ne dyert e SPAK, po kerkojne te ushtrojne presion mbi institucionet e pavarura e vecanerisht ato te drejtesise!

Me nje stil medioker publicistik te viteve ‘90, “Donika e Rilindjes” mundohet te fshehe perpjekjen e Rames per zgjeruar pushtetin e tij. I kujtojme “Ministres per Marrëdhëniet me Shefin” se Kuvendi e ushtron kontrollin mbi institucionet permes thirrjes ne interpelanca, komisionet parlamentare dhe komisioneve hetimore qe po i asfiksojnë akoma me permes ndryshimeve ne Ligjin per Komisionet Hetimore qe dekretoi Presidenti. Parlamenti nuk eshte administrate publike sic pretendon mazhoranca por perfaqesues i vullnetit te qytetareve. Ndaj dhe kemi kerkuar forcimin e rolit te tij permes ndryshimit te Kodit Zgjedhor me ane te “listave te hapura” apo barazise se votes dhe votes se diaspores.

Ndaj i bejme thirrje mazhorances te mos rendi pas aventurave te “rojes se dardhave”, por te respektojne parimin baze demokratik perendimor te balances mes pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Partia Demokratike do beje cdo perpjekje per te rivendosur parimet demokratike te shkallmuara nga marreveshja e mbrapshte Berisha- Rama e vitit 2008!

Arena e Lajmit

Pas deklaratave të Spiropalit për SPAK, reagon PD: “Donika e Rilindjes” mundohet të fshehë përpjekjen e Ramës për të zgjeruar pushtetin e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook