Propozimi i kreut të Syrizas për gjuhën shqipe, Profesor Rrokaj: Tymnajë! Greqia i vetmi vend që nuk ka ligj për pakicat

Duke komentuar deklaratat e kreut të Partisë së majtë greke, Syriza, Profesori Shezai Rrokaj i ftuar në studion e News 24, tha se Greqia është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka ligj për pakicat.

“Në pamje të parë ishte për përdorim politik dhe natyrisht për të tërhequr elektoratin shqiptar. Po ta analizojmë në cilësinë e një politikani partia e të cilit ka qenë në qeveri, problemi duhet shikuar edhe më thellë. Greqia është ndër vendet e vetme të Ballkanit që nuk ka një ligj për pakicat kombëtare. Parlamenti grek duhet të nxjerrë një ligj për pakicat kombëtare përfshirë ato shqiptare të vjetra apo të reja.

Nuk mjafton që një shtet të nxjerrë akte për etninë, por kur ai nxjerr një ligj bazë, kultura, gjuha, feja vendosen në një sistem politik shtetëror siç ndodh në Shqipëri. Në 2017, ne miratuam ligjet për pakicat kombëtare që ishte një nga prioritetet e Komisionit Evropian.

Qeveria shqiptare ka ngritur një komitet për mbrojtjen e pakicave dhe Parlamenti grek të bëjë të njëjtën gjë në kuadër të Këshillit të Evropës. As më shumë as më pak përkundër këtyre tymnajave dhe them se kjo duhet të jetë në agjendën e jashtme të qeverisë shqiptare. Problemi i gjuhës është një e drejtë natyrore. Ne i njohim bullgarët, por bullgarët nuk i njohin shqiptarët në Bullgari”, tha ai midis të tjerash.

Arena e Lajmit

Propozimi i kreut të Syrizas për gjuhën shqipe, Profesor Rrokaj: Tymnajë! Greqia i vetmi vend që nuk ka ligj për pakicat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook