4 gola, raste për shënim, por dhe shumë gafa, në fund Teuta dhe Tiranë ndajnë nga një pikë pas barazimit 2-2, një rezultat që i rri ngushtë të dy ekipeve, mbi të gjitha bardhebluve që shpërdoruan një avantazh të dyfishtë. Në “Niko Dovana”, ekipi i Ahmataj dukej i kolauduar në perfeksion, festuan shpejt që në minutën e 25-të, me Regi Lushken që tregoi muskujt me një goditje të bukur nga distanca.
Në pjesën e dytë, kryeqytetasit dyfishuan shifrat me Abazaj, goli i tretë këtë sezon. Tirana festoi përpara kohë pasi Matias Lloci i prishi sfidën perfekte ku brenda 3 minutash realizoi një “dopietë” golash, madje flirtoi edhe me të tretin, duke i dhuruar Teutës një pikë shprese pasi bregdetarët vijojnë të qëndrojnë në vendin e fundit me 17 pikë.
Pas dy fitoreve radhazi, Tirana ndalet në transferë duke e dërguar në 13 pikë diferencën me kreun. Ndaj Kukësi, ekipi i Tetovës ishte i papërmbajtshëm duke siguruar një fitore me poker golash, 1-4. Brenda 37 minutash realizuan tre gola, duke ulur më pas ndjeshëm ritmin.
Tetova i gëzohet faktin që dy sulmuesit e rinj Medeiros dhe Montenegro realizuan në ndeshjen e tyre të parë, por mbi të gjitha i gëzohet trepikëve.
()