Për herë të parë pas 44 muajsh, Juventus ka shansin të marrë kreun e Serie A, duke përfituar nga fakti që Inter është i angazhuar në finalen e Superkupës së Italisë. Ekipi i Allegrit udhëton në transfertë kundër Lecce me një objektiv të vetëm, të dalë me tre pikë, por trajneri i “Zonjës së Vjetër” flet me respekt për ekipin e Ramadanit:
“Të lush në Via del Mare është gjithnjë e vështirë, Lecce është një skuadër e mirë”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp duke u ndalur më pas te batuta e tij me hajdutin dhe policin:
“Nëse merrini vendin e parë, do ta ndryshoni këtë batutë? Ishte thjesht një batutë, përdora një metaforë të një loje kur ishim të vegjël, gjithsesi për një javë ju argëtova, por ishte thjesht një batutë. Objektivi ynë i parë është të rikthehemi në Champions”, u shpreh Allegri ndër të tjera në konferencë për shtyp.
()