VIDEO/ Roma ndërron fytyrë, jep efekt “kura” De Rossi, trajneri i ri i rikthen te suksesi

Trajneri i Romës, De Rossi e ka nisur me fitore aventurën në krye të skuadrës verdhekuqe. Pas disa rezultatesh negative radhazi, kryeqytetasit morën 3 pikë në kampionat, ndërsa triumfoi 2-1 ndaj Veronës.

Në “Olimpico”, protagonist në 25 minutat e para ishte El Shaarawy me dy asiste. Lukaku realizoi në të 19-tën, ndërsa Pellegrini pak më pas. Roma preferoi të menaxhojë rezultatin dhe rrezikoi jo pak.

Skuadra nga Verona shpërdoroi mundësinë e artë për të ngushtuar shifrat. Sulmuesi boshnjak Djuric gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin mbi traversë. Në të 76-tën, Verona u fut në lojë me golin e Michael Folorunsho, pa i ndryshuar dot rrjedhën e fatit kësaj sfidë. Ky nuk ishte takimi i vetëm për sonte në elitën e kampionatit italian. Milan sfidon Udinesen në transfertë, sfidë kjo që fillon në orën 20.45.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

VIDEO/ Roma ndërron fytyrë, jep efekt “kura” De Rossi, trajneri i ri i rikthen te suksesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook