Kushtet e rënda të motit që kanë mbërthyer të gjithë qarkun e Korçës e kanë bërë të pamundur zhvillimin e sfidës Skënderbeu-Dinamo, e vlefshme për javën e 20-të, e planifikuar të luhej këtë të shtunën në orën 17:00. Siç shihen edhe nga pamjet, stadiumi “Skënderbeu” është mbuluar nga dëbora ku ishte e pamundur lirimi i fushës për të zhvilluar normalisht këtë takim, pasi reshjet vijojnë me ritëm të lartë.
Federata Shqiptare e Futbollit, sektori i garave, bëri me dije se ky takim shtyhet për një datë të papërcaktuar. Për shkak të motit të keq u shty edhe sfida e kategorisë së parë, Kastrioti-Bylis.