“21 Janar 2011, njollë turpi për vendin”, Ditmir Bushati: Të bëhet drejtësi, i përjetshëm kujtimi i 4 viktimave

Ish-ministri Ditmir Bushati ka kujtuar sot viktimat e 21 Janarit. Në një reagim të bërë në Facebook, ai shkruan se 21 Janari i 2011 ishte një njollë turpi në historinë e Vendit.

“Përveçse tragjik për fatin e katër protestuesve, 21 Janari i vitit 2011, nxorri nga skutat e ndërgjegjjes njerëzore instikte primitive, ku politikanë, propagandistë e televizione kombëtare u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror, duke relativizuar jetët njerëzore të humbura, e duke tentuar përmbysjen e hierarkisë së vlerave që janë indi lidhës i çdo shoqërie.

Drejtësia e munguar peshon jo vetëm mbi familjarët e protestuesve të vrarë, por edhe mbi ndërgjegjjen tonë si shoqëri. Në mënyrë që e drejta të kërkohet edhe kundër vetë shtetit, nuk mjaftojnë veç magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar. Duhet që secili të bëjë atë që ka për detyrë të bëjë, për të kontribuar në një qeverisje më të ndershme e më të drejtë. Sepse drejtësia para së gjithash është frymë qeverisje.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj”, shkruan Bushati.

Arena e Lajmit

“21 Janar 2011, njollë turpi për vendin”, Ditmir Bushati: Të bëhet drejtësi, i përjetshëm kujtimi i 4 viktimave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook