Marina Mbretërore britanike zbarkon në Shqipëri. Gjeneral Xhebexhia: Jemi vendi më paqësor në Ballkan, do trajnohemi me forcat speciale britanike

Për të demonstruar partneritetin mes dy forcave tona të armatosura, dy helikopterë luftarak “Merli MK4” të Flotës Mbretërore Britanike përshëndetën Tiranën mëngjesin e së dielës. Ky vit shënon 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe Britania e Madhe së bashku me Forcat e Armatosura Shqiptare janë një forcë e rendesishme për paqen dhe stabilitetin në rajon thotë Komandanti i Task Forces i trupat amfibe në Marinën Mbretërore komandant Sam Stephens.

“Marina Mbretërore është sot këtu, ne jemi pjesë e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar. Grupi përbëhet nga dy anije ndihmëse të Flotës Mbretërore, njëra është në ujërat tuaja sot. Gjithashtu siç dhe ju e patë jemi me helikopterët tanë Merlin MK4 që u ngritën nga anija jonë dhe fluturuan sot mbi Tiranë. Ne po lundrojnë me Mesdheun lindor, jemi këtu për të konsoliduar lidhjen e fortë dhe shumë të rëndësishme që kemi me Forcat e Armatosura Shqiptare e cila shënon 15 vjet në NATO por edhe ne kemi 10 vjet që operojmë ngushtësisht me ju siç është dhe stërvitja e quajtur “Albanian Lion”.

Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, Komandant i Forces Tokesore tha se Forcat Speciale Shqiptare po përgatiten intensivisht për stërvitjen e gjerë së bashkë me Forcat speciale britanike, ndër më të fortat sot në botë.

I pyetur nga gazetarët komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral Xhebexhia tha se Shqipëria është një ndër vendet më paqësore të Ballkanit dhe se fokusi është promovimi i vlerave të Forcave të Armatosura Aleate.

(/News24)

Arena e Lajmit

Marina Mbretërore britanike zbarkon në Shqipëri. Gjeneral Xhebexhia: Jemi vendi më paqësor në Ballkan, do trajnohemi me forcat speciale britanike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook