Pritet zgjidhja te Juventusi, dy hipoteza për të ardhmen e Chiesas

Sot ndaj Lecces, trajneri Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarisë tek Federico Chiesa, i cili ka probleme fizike dhe në vend të ish-lojtarit të Fiorentinës do të jetë Kenan Yildiz përkrah Dusan Vlahovic në sulmin e Juventusit.

La Gazzetta dello Sport i ka kushtuar një artikull të ardhmes së Chiesas, duke hedhur kështu dyshime mbi qëndrimin e tij në Torino. Ka dy skenarë të mundshëm, sipas asaj që shkruan GDS. Një alternativë mund të jetë shitja e Chiesa, një lojtar për të cilin ka shumë interes të madh dhe largimi i italianit do sillte para në klub.

Një hipotezë tjetër është alternimi mes tij dhe Yildiz. Ekziston mundësia për të ndryshuar formacionin, tekniku Allegri mund të zgjedhë për një sulm me 3 lojtarë, çka do bënte që të ishin të kënaqur të gjithë. Chiesa ka një kontratë deri në vitin 2025. Transferimi i tij nga Fireorentina te “Zonja e Vjetër” në vitin 2020 kushtoi 60 milionë euro.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Pritet zgjidhja te Juventusi, dy hipoteza për të ardhmen e Chiesas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook