Rama, Kurti dhe Vuçiç “bëhen bashkë” në Shkup, kryeministri i RMV publikon foton: Atmosferë miqësore

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski ka publikuar fotografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, dhe kreu i BDI Ali Ahmeti.

Sakaq, ditën e nesërme do të mbahet takimi ku do të marrin pjesë edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi,  Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës,  Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, në prag të takimit ka deklaruar se sonte takimi mes liderëve po zhvillohet atmosferë miqësore.

“Në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE”, shkruan ai.

Arena e Lajmit

Rama, Kurti dhe Vuçiç “bëhen bashkë” në Shkup, kryeministri i RMV publikon foton: Atmosferë miqësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook