VIDEO/ Juventus merr komandën e Serie A, bardhezinjtë kalojnë Leccen e Ramadanit

Juventus merr kreun e klasifikimit në Serie A, pasi kaloi 0-3 Leccen në “Stadio Via del Mare”. Të besuarit e Max Allegrit kanë grumbulluar 52 pikë, 1 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë, që ka ende për të luajtur një sfidë. “Zonja e Vjetër” e filloi “zjarr” ndeshjen, duke iu afruar golit që në minutat e para. Gjithsesi, bardhezinjtë nuk ishin të saktë para porte, duke shpërdoruar kështu mundësi të mira.

Vendasit provuan të “ngacmonin” portën kundërshtare. Edhe pse fare pranë kuadratit, sulmuesi malazez Nikola Krstovic nuk u koordinua si duhet, me topin që përfundoi jashtë.

Në minutën e 21-të, një krosim shumë i rrezikshëm nga krahët s’u arrit dot as nga Vlahovic, as nga Kostic. Të besuarit e D’Aversa-s u bënë “mur” para porte dhe nuk lejuan hapësira.

Me kalimin e kohës, ritmi i lojës ra. Sfida u zhbllokua në të 60-tën, pas një lëvizje të bukur të Vlahovic, i cili realizoi gol për torinezët. Sulmuesi serb i dhuroi edhe golin e qetësisë Juves, në të 68-tën. Në fund, pati kohë edhe për Bremer. Titullar në këtë takim për Leccen ishte edhe mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Juventus merr komandën e Serie A, bardhezinjtë kalojnë Leccen e Ramadanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook