Empoli triumfoi pastër 3-0 ndaj Monzës, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në kampionat. Debutim perfekt për trajnerin e vendasve, Davide Nicola, përpara tifozëve në Stadio Carlo Castellani (Empoli). Szymon Zurkowski ishte njeriu i ndeshjes, teksa lojtari polak realizoi 3 gola.
Minuta të plota për Ardian Ismajlin, ndërsa 20 minuta lojë edhe për Stiven Shpendin. Empoli i shqiptarëve renditet në vendin e 19-të dhe ka grumbulluar deri më tani vetëm 16 pikë. Ndeshja e radhës për Ismajlin me shokë është ndaj Juventusit në transfertë.
Në krahun tjetër, humbja e dytë radhazi për Monzën. Gjithsesi, fakti që renditen në mesin e tabelës u jep komoditet. Në takimin e radhës, ekipi i Palladinos sfidon Sassuolon.
(J.S/)