VIDEO/ Werder Bremen “hesht” kampionët e Gjermanisë, Bayern pëson disfatën e dytë në Bundesligë

Werder Bremen i ka shkaktuar humbjen e dytë në kampionat Bayern Munchen. Një sukses 0-1 i skuadrës së Bremen, në takimin e mbajtur në Allianz Arena (Munich).

Kampionët e Gjermanisë hasën mjaft vështirësi në pjesën e parë. Bavarezët goditën 2 herë portën e mbrojtur nga Zetterer, pa mundur dot të gjejnë golin.
Mysafirët realizuan në të 25-tën me Njinmah, por festa e Werderit zgjati pak, pasi goli u anulua për shkak të një faulli.

Të besuarit e werner morën epërsinë në fillimin e pjesës së dytë, falë Weiser. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, pavarësisht përpjekjeve. Bayern lëshon terren në garën për titull dhe renditet në vendin e dytë me 41 pikë, 7 pikë larg kryesuesve të Leverkusen. Werder gjendet në pozitën e 12-të.

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Werder Bremen “hesht” kampionët e Gjermanisë, Bayern pëson disfatën e dytë në Bundesligë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook