Bayern shokohet brenda në Mynih, me Werder Bremen që i shkaktoi humbjen e dytë sezonale, një humbje që djeg jo pak teksa sheh që Leverkusen arratiset në krye. Ekipi i Tuchel ishte në një mbrëmje të errët, bëri shumë pak në këtë sfidë, me Kane dhe pjesën tjetër të fazës ofensive që goditën vetëm 6 herë kuadratin në 90-minuta. Werder gjeti golin e avantazhit që në minutën e 28-të, por gjyqtari i takimit, me ndihmën e sistemit VAR, anuloi gjithçka për faull në sulm.
Me fillim e pjesës së dytë, në minutën e 59-të, me një aksion personal, Weiser realizoi një gol shumë të bukur duke i dhuruar avantazhit Werder Bremen, gol që në fund rezultoi një trepikësh pasi Kane me shokë u përpoqën të shmangnin këtë humbje, por pa sukses. Pranon atë që dha fusha, Thomas Tuchel:
“Është e qartë që nuk bëmë mjaftueshëm për ta fituar këtë ndeshje. Deri në minutën e 70-të ishin inekzistent, ishte një humbje e merituar”, u shpreh Tuchel pas ndeshjes.
Kjo humbje bëhet edhe më e hidhur pas fitores me përmbysje që Leverkusen arriti kundër Leipzig. Ekipi i Xabi Alonsos siguroi një tre pikësh me shumë peshë pas suksesit 2-3 në transfertë, goli i fitores erdhi në shtesë. Me këtë fitore, Leverkusen përforcon pozitat në krye me 48 pikë, plus 7 nga Bayern Munich, por aspirinat kanë një ndeshje më shumë.
()