Operacioni antidrogë “Tempulli” vijon edhe në qytetin e Korçës.
Sipas burimeve nga policia janë shoqëruar dhjetëra shtetas dhe janë kryer gjithashtu dhjetëra arrestime.
Aksioni ka nisur që prej ditës së djeshme dhe është finalizuar sot.
Burime nga policia thonë se në këtë operacion janë arrestuar mbi 10 persona dhe janë shoqëruar në komisariat shumë të tjerë.
Policia shpjegon se ka qenë një hetim pro aktiv 3 mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhër-arresteve të këtyre personave si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë.