Kryetarja e GJK takim me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA David Wisner, Zaçaj evidenton sfidat me të cilat përballet Kushtetuesja

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj dhe trupa e gjyqtarëve të GJK kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner.

Zaçaj e vuri theksin në peshën shumë të rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetuese dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirivie themelore.

Po ashtu ajo evidentoi edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, më aktualja prej të cilave lidhet edhe me gjyqësorizimin e politikës dhe prirjen për ta përfshirë atë në diskursin politik.

Njoftimi:

Sot, në datën 22.01.2024, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, zonja Holta Zaçaj, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, zotin David Wisner, i cili shoqërohej në takim nga zonja Mary Kate Butterfield dhe zoti David Backman, këshilltarë ligjorë, rezidentë në Ambasadë.

Pasi e falënderoi zotin Wisner edhe në emër të trupës së gjyqtarëve për këtë takim, Kryetarja Zaçaj e vuri theksin në peshën shumë të rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetuese dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirivie themelore. Po ashtu, Kryetarja Zaçaj evidentoi edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, më aktualja prej të cilave lidhet edhe me gjyqësorizimin e politikës dhe prirjen për ta përfshirë atë në diskursin politik. Në këtë kontekst, e një rëndësie imperative mbetet ruajtja e integritetit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kushtetues ne ushtrimin e detyrës së tyre, me përkushtim dhe paanshmëri, duke u mbështetur vetëm te Kushtetuta dhe ligjet. Po ashtu, sfidë mbetet numri në rritje i çështjeve dhe buxhetimi i pamjaftueshëm në mjetet financiare dhe kapacitetet njerëzore. Gjykata po bën përpjekje të vazhdueshme për rritjen e transparencës dhe besimit të publikut në veprimtarinë e saj, duke qenë e orientuar nga përmbushja e detyrimit për informimin e tij.

Arena e Lajmit

Kryetarja e GJK takim me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA David Wisner, Zaçaj evidenton sfidat me të cilat përballet Kushtetuesja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook