Microsoft sulmohet nga hakerat rusë

Microsoft deklaroi se grupi i hakerëve “Midnight Blizzard” i sponsorizuar nga shteti rus kishte arritur të hynte në një përqindje shumë të vogël të llogarive të emailit të punonjësve të Microsoft-it, ndër të cilët janë edhe anëtarë të ekipit ekzekutiv, punonjës të sektorit të sigurisë kibernetike, të drejtorisë ligjore, njoftoi kompania.

Sipas njoftimit sulmi kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe u zbulua pak ditë më parë. Hakerët kanë arritur gjithashtu të shkarkojnë edhe disa dokumente nga të dërguara si bashkëngjitje me postë elektronike.

Sipas Microsoft-it, sulmuesit kibernetikë kishin depërtuar në sistemin e postës elektronike pasi kishin arritur të zbulonin fjalëkalimin e një llogarie të brendshme testimi. Sipas kompanisë sulmi nuk ishte rezultat i dobësive në produktet ose shërbimet e Microsoft-it.


Arena e Lajmit

Microsoft sulmohet nga hakerat rusë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook