Fitorja e Real Madrid ndaj Almerias me shifrat 3-2 vazhdon të prodhojë polemika. Vendimet e arbitrit revoltuan klubin modest ndërsa për këtë çështje ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi.
“Nëse flas na sanksionojnë, por të gjithë e kanë parë. Do të jetë shumë vështirë që ta fitojmë ligën, e thashë në Getafe, ka gjëra që nuk përshtaten. Le të punojmë sa më shumë që mundemi. Ka gjëra që nuk i kontrollojmë, të gjithë e kanë parë këtë.
Më kujtohet te Getafe, penalltia ndaj Raphinhas, goli i Joaos në Granada, në këto situata ne do të merrnim gjashtë pikë”.
Në fund nuk janë arsyetime, është realitet. Situata në minutën e 95-të që erdhi kundër nesh. Le të flasim për lojën e skuadrës, jemi të gëzuar dhe të vazhdojmë kështu”, – Tha Xavi.
(J.S/)