Teksa në vendin tonë Policia e Shtetit ka ndërmarrë një megaoperacion, duket se në Tiranë ka pasur numrin e arrestimeve më të mëdha.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 80 urdhër-arreste për persona, pjesë e grupeve kriminale të shpërndarjes së drogës si kokainë, heroinë etj.
Sakaq, raportohet se shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike. Hetimi po kryhet nga prokurori Drini Pali.
()