Të shtënat me armë zjarri në Krujë, zbardhet identiteti i të plagosurit, niset drejt Traumës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Bruz të Krujës. Fshati në fjalë ndodhet në Zall të njësisë administrative Cudhi të Krujës.

Gazetari Juli Shota bën me dije për se i plagosur ka mbetur Agron Asllan, rreth 40-vjeç. Mësohet se ai ka marrë një plumb në krahë, dhe se është transportuar drejt spitalit të Traumës.

Sakaq, paraprakisht dyshohet se është plagosur nga një bashkëfshatar për motive të dobëta.

Më herët raportuam se autoambulanca mbërriti deri në vendin e quajtur “Kroi i madh” pasi e ka pasur të pamundur të udhëtojë më larg, për shkak të ngricave dhe terrenit. Sakaq, i plagosuri u transportua me një fuoristradë nga familjarë të tij, deri te autoambulanca.

Arena e Lajmit

Të shtënat me armë zjarri në Krujë, zbardhet identiteti i të plagosurit, niset drejt Traumës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook