Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha zbardh diskutimin, ku bën me dije se u fol për bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes shqiptarëve në këto kohë sfidash. Më tej Basha bëri thirrje për të ndaluar përpjekjet e Serbisë për destabilizim.
“Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.:, shprehet Basha.
()