Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK.
Noka zbuloi çfarë është folur në SPAK, duke thënë se ish-kryeministri Berisha nuk u pyet për asgjë, pasi prokurorët nuk dinin për çfarë ta pyesin. Më tej ai tha se akuzat ndaj Berishës është një lojë e kurdisur nga kreu i qeverisë Edi Rama, që zbatohet nga SPAK dhe prokurorë.
“Berisha tha që prokurorët nuk dinin çfarë të pyesnin, pasi nuk dinin për çfarë të pyesnin, pasi është qartazi sulm politik. Ai vajti në SPAK dhe paniku që kishte kapluar atë institucion që unë e quaj ngrehine kriminale.. Po i bën shërbim kriminal vendit. Berisha pa që atje ata nuk dinë ku ta nisin dhe bitisin. Edhe ata vetë hedinë që s’ka asgjë ligjore, por politike. Ajo që u pa sot qartazi është se ka një skenar ndaj Berishës, PD dhe opozitë. Kjo e kurdisur nga Rama dhe që zbatohet nga Dumani, Millonai dhe Kraja.
Berisha nuk është pyetur për asgjë, por ka bërë të ditur lidhjen e tyre me McGonigal dhe me regjimin. Po ashtu ka bërë me dije se në vend të ishte institucion i ligjit, është antiligjor.”, u shpreh Noka.
Ndër të tjera tha se Belind Këlliçi është duke u hetuar nga SPAK. “E dini ju që ky SKAP-i në të gjithë historinë e ka kapur me opozitën? Sepse sot Belind Këllici, vetë po sulmohet se flet me fakte dhe prova inceneratorin e Tiranës, po hetohet sot nga skapi, në vend që të hetohet Këlliçi. A mund të më thoni ju, kush ka firmosur për koncesionin, inceneratorin dhe Portin e Durrësit?”, përfundoi Noka.
()