Një 23-vjeçar është arrestuar sot në Lushnjë, pasi i dehur në timon përplasi makinën e një 51-vjeçari.
Policia bën me dije s enë pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.M., ndërsa i plagosuri, shtetasi me iniciale A.V., ndodhet në spital.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. S., 37 vjeç, banues në Patos, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-S. M., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin tip “Audi”, që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. V., 51 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. H., banues në Lushnje, pasi me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë shtetasin E. R., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë;
-I. M., 50 vjeç, A. M., 41 vjeç, dhe V. H., 23 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 26-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.