“Komisionet hetimore dhe pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore”, Dash Sula: Këto të drejta të opozitës u konfirmuan nga rezoluta e Parlamentit Evropian

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula tha se rezoluta e Parlamentit Evropian i jep plotësisht të drejta kërkesave të opozitës dhe se i bëhet thirrje mazhorancës të reflektojë. Sipas tij, prej tre muajsh, opozita kërkon ngritjen e Komisioneve Hetimore për çështje specifike të dyshimta si dhe avancimin e Reformës Zgjedhore e cila prej 22 muajsh mbahet peng.

Reagimi i plotë:

📌Rezoluta e miratuar në Parlamentin Evropian të hënën na jep plotësisht të drejtë në kërkesat që ne kemi dhe I bën thirrje mazhorancës të reflektojë. Më poshtë janë dy nga evidencat e Rezolutës së miratuar në PE;

1 “Thekson funksionin jetik të kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore; rikujton se ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare është miratuar pa konsensus; inkurajon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, interpelancat dhe mocionet me debat, në përputhje me dispozitat ligjore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.”

2 “Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse; bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor”

Komisionet hetimore dhe pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore në proporcion të drejtë, të drejta të konfirmuara edhe nga PE.

📌Prej tri muajsh po bëjmë opozitë në një mënyrë jo të dëshiruar nga ana jonë, por të imponuar nga mazhoranca Socialiste.

📌Ne duam të përballemi me argumenta me qeverinë, me mazhorancën, në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Por këto metoda normale na janë mohuar nga një mazhorancë arrogante.

Çfarë kërkojmë ne prej tri muajsh?!

– Ngritjen e Komisioneve Hetimore për çështje specifike të dyshimta.

– Avancimin e Reformës Zgjedhore e cila prej 22 muajsh mbahet peng. Ndryshimin e përbërjes së tij duke respektuar proporcionalitetin e përfaqësimit.

🔴Përballë këtyre kërkesave kushtetuese dhe legjitime, jemi përballur me një arrogancë. Mazhoranca jo vetëm që nuk ngre Komisionet Hetimore, por ndryshon ligjin në mënyrë të njëanëshme.

Në këtë njëanshmëri i bashkohet edhe Presidenti i cili supozohet të jetë mbi palët. Por ky i yni, sapo dëgjoi kryeministrin në Lezhë i cili tha se nuk negociojmë për ligjin e komisioneve hetimore, doli menjëherë dhe e dekretoi miratimin e ndryshimeve të njëanëshme.

📌Parlamenti Shqiptar i cili prej 22 muajsh bllokoi Reformën Zgjedhore me një bashkëkryetar të opozitës që nuk gëzon besimin e deputetëve të opozitës, sapo kryeministri tha se do synojë shumicë aritmetike, lajmëroi menjëherë riaktivizimin. Pra në vend që të marrë parasysh shumicën e grupit, mazhoranca zgjedh vetë se kë do të njohë opozitë. (Atë që nuk i shkakton ‘dhimbje koke’)

📌Prej tri muajsh i kërkojmë këto të drejta kushtetuese, por nga krahu tjetër ka munguar vullneti.

Por sikur të mos kishte ndodhur asgjë në Shqipëri, një socialist i vjetër  shfaqet në Bruksel me dorën e shtrirë ndaj opozitës për dialog. Ndërkohë në Shqipëri kjo dorë e shtrirë nga ky koleg nuk duket pasi me gjasë këtu fillojnë problemet dentare dhe dora duhet për të mbyllur gojën.

Madje në Shqipëri, nga kolegët e kampit kundërshtarë akuzohemi si destabilizues, një gjë që nuk është absolutisht e drejtë dhe e vërtetë.

📌Rezoluta e miratuar në Parlamentin Evropian të hënën na jep plotësisht të drejtë në kërkesat që ne kemi dhe I bën thirrje mazhorancës të reflektojë. Më poshtë janë dy nga evidencat e Rezolutës së miratuar në PE;

1 “Thekson funksionin jetik të kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore; rikujton se ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare është miratuar pa konsensus; inkurajon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, interpelancat dhe mocionet me debat, në përputhje me dispozitat ligjore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.”

2 “Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse; bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor”

🔴Uroj që deputetët e Partisë Socialiste të mos mbajnë qëndrime të dyfishta në Bruksel dhe Shqipëri.🙏

Arena e Lajmit

“Komisionet hetimore dhe pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore”, Dash Sula: Këto të drejta të opozitës u konfirmuan nga rezoluta e Parlamentit Evropian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook