Në ‘arrest shtëpie’ për çështjen ‘Partizani’, ish-kryeministri Berisha thirret sot në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur sot për t’u marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’. Teksa vetë nuk ka bërë asnjë koment nëse do të shkojë apo jo, e bija e Berishës, Argita Malltezi deklaroi në një dalje për mediat se ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, pas më herët nuk ka pranuar as të paraqitet sicc e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.
()

Arena e Lajmit

Në ‘arrest shtëpie’ për çështjen ‘Partizani’, ish-kryeministri Berisha thirret sot në SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook