Dy persona janë arrestuar sot në Lushnjë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:
-M. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive në celular);
-B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
2 shtetas në pranga, për organizim të lotarive të palejuara dhe për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, në vijim të veprimeve operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-M. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive në celular);
-B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.