Petrit Vasili “liston” akuzat ndaj Ramës: SPAK të hetojë, fajësia e tij është shumë e rëndë

Në një reagim në rrjetet sociale, Petrit Vasili i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë kryeministrin Edi Rama. Ai ka listuar disa akuza për Ramën, duke përmendur inceneratorin, çështjen McGonigal, Shembja e Teatrit, etj.

Reagimi i plotë:

Fajesia e Rames ulërin, SPAK vepro sa s’eshte vone…! Fajesia shume e rende e Rames eshte faktuar dhe provuar ne menyre asgjesuese. Provat, faktet dhe dokumentet i njeh dhe i di i gjithe populli dhe media shqiptare. Letrat jane hapur. Siç thote populli ” minareja ne xhep nuk futet dot”, ndaj edhe SPAK-u perpelitet ne menyre deshperuese.

Mosveprimi i tij eshte inkriminim. Perpelitja e kompensimit politik duke goditur paligjshmerisht opoziten eshte krim, i cili do te ndeshkohet. Iluzioni i SPAK se do te mbrohet ne bunkerin politiko mafioz te Edi Rames se mbytur deri ne gryke me faje te renda eshte marrëzi. SPAK ja fajet e provuara te Rames ndaj te cilave nuk shmangesh dot:

FAJET E PROVUARA TE RAMES PER:

➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

🟥Aferen e INCENERATOREVE, per firmat e tij fap fap, ndekohe afera eshte certifikuar tashme nga vete SPAK.

🟥Ne aferen Mc Gonigal, ku pergjegjesite e tij jane shume te renda dhe te certifikuara ne SHBA.

🟥Ne Ceshtjen Beccheti ku per shkak te Rames humben 150 milion euro e ku deklarat e tij ishin percaktuese ne humbjen e arbitrazhit.

🟥Ne mosveprimet e tij te qellimshme, kur u informua me shkrese zyrtare nga Ministri i Drejtesise ne prill 2017 per rrezikun e humbjes se 2 miliard euro ne arbitrazhe.

🟥Ne aferen e shembjes se Teatrit Kombetar, per te cilin ka vendim te Gjykates Kushtetuese, ku ai miratoi ligj te personalizuar per nje kompani, ne shkelje te hapur te interesit publik dhe duke e prishur ne kulmin e pandemise dhe te gjendjes se jashtezakonshme duke rrezikuar ne menyre kriminale shendetin e njerezve.

🟥Ne Aferen e Portit te Durresit ku u shkel cdo ligj, ku u shkel marreveshja e stabilizim asocimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehen qarte dhe nderprene edhe kredite.

🟥Ne aferen e Bordit te cmimeve teushqimeve dhe naftes ku bashke me oligarket kliente te tij te ulur ne tavolinen e Bordit grabiten qindra milion euro qytetareve e te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi.

🟥Ne kercenimin e oficerit te policise Emiljano Nuhu per denoncimet e tij ndaj Taulant Balles e qe e detyruan te largohej nga Shqiperia e te merrej ne mbrojtje nga nje shtet i huaj.

🟥Ne veprimet e tij gjate pandemise kur deklaroi se maskat dhe testet jane te panevojshme, nderkohe qe OBSH kerkonte ” testim, testim testim”, si dhe mos dhenien per muaj me radhe te asnje rimbrsimi per ilacet per qindra mijra shqiptare qe vuanin covidin ne shtepi.

🟥Ne koncesionin e sterilizimit ku ai me ndergjegjegje vazhdoi te mashtronte me ndergjegje opinionin publik jo vetem perpara por edhe me pas kur SPAK kushte filluar arrestimet per kete afere.

🟥Ne dosjen 184 te zgjedhjeve ne Diber ku vete Rama me zerin e tij vertetohet si pjese aktive e krimit zgjedhor.

Ne Ligjin per dividentin te bere per interesat e klienteve te tij, duke i dhene fuqi prapavepruese dhe shkelur Kushtetuten per faqe te zeze.

Ne deklaratat qe policia e shtetit te hiqte uniformat dhe te bente vota per partine e Rames.

Arena e Lajmit

Petrit Vasili “liston” akuzat ndaj Ramës: SPAK të hetojë, fajësia e tij është shumë e rëndë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook