Si komunikoni me Berishën? “Ka disa mënyra”, Boçi ironizon: Flasim me letra nga burgu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka zbuluar se si ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur komunikimin me strukturat e Rithemelimit pas vendosjes në arrestin shtëpiak.

Ai u shpreh se “ka disa mënyra” komunikimi me Berishën, i cili prej 30 dhjetorit mbahet në arrest në shtëpi.

Boçi shtoi se dërgimi i mesazheve është një metodë, ndërsa ironizoi se komunikimi me Berishën po bëhet përmes “letrave nga burgu”.

Megjithatë ai theksoi se mesazhet e tij transmetohen edhe në mbledhjet politike dhe se ato janë të vazhdueshme.

“Ka disa mënyra, dërgimi i mesazheve. Këto janë kuriozitete që duan të shuhen. Interesi publik mund të dijë se kemi komunikim me zotin Berisha. Me letra nga burgu komunikojmë. E rëndësishme është që komunikojmë dhe mesazhet tona politike janë frekuente dhe të vazhdueshme. Ato përcillen në mbledhjet politike”, zbuloi ai.

Arena e Lajmit

Si komunikoni me Berishën? “Ka disa mënyra”, Boçi ironizon: Flasim me letra nga burgu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook