VIDEO/ Chelsea kualifikohet mes spektaklit në finalen e EFL Cup, “ndez” Broja

Chelsea është kualifikuar për në finalen e EFL CUP, pasi mundi pastër 6-1 Middlesbrough. Blutë e Londrës, ndryshe nga çfarë kemi parë këtë edicion, shënuan plot 6 gola, për të përmbysur disfatën 0-1 në aktin e parë.

Pas çerek ore lojë, Armando Broja zhbllokoi ndeshjen, i ndihmuar edhe nga një devijim. Sulmuesi shqipar shërbeu për golin e dytë, teksa një gjuajtje e tij u shndërrua në asist për Enzo Fernandez në minutën e 29-të.

Të besuarit e Mauricio Pochettinos u treguan të papërmbajtshëm në pjesën e parë, duke mbyllur një herë e mirë llogaritë, teksa realizuan gol edhe Disasin e Palmer.

Në pjesën e dytë, Chelsea-t i vazhdoi me spektaklin, Palmer kompletoi dopietën, ndërsa Madueke vendosi emrin në listën e golashënuesve. Për mysafirët goli i nderit mban firmën e Rogers. Broja me shokë shkojnë kështu në finale, aty ku do gjejë fituesin e çiftit Liverpool-Fulham.

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Chelsea kualifikohet mes spektaklit në finalen e EFL Cup, “ndez” Broja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook