Çaji që Nuk Duhet ta Ndani në Ditët e Ftohta

Trëndafili i Egër çmohet për vlerat e tij kurative për shëndetin e gjithë organizmit.

Stina e vjeshtës dhe ajo e dimrit që po afron është ideale për konsumimin e çajit të trëndafilit të egër i cili rigjallëron organizmin, e mbron atë nga e ftohura dhe virozat e njëkohësisht lufton shumë probleme të tjera shëndetësore.

Përgatitja e Çajit me Trëndafil të Egër 

Për përgatitjen e këtij çaji duhet të shtypni 7-8 kokrra trëndafil të egër të freskët ose të thatë dhe t’i zjeni në një filxhan çaji ujë.

Masën zjeheni për 15 minuta. Më pas, lëreni të ftohet, nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Ky çaj mund të konsumohet 1-2 herë gjatë ditës.

Përfitimet Shëndetësore

Parandalon diabetin

Ekspertë të bimëve mjekësore e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org ethanoli tek trëndafili i egër shërben si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.

Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.

Kujdes, për diabetikët nuk rekomandohet që çaji i trëndafilit të egër të konsumohet me ëmbëlsues shtesë.

Ndihmon punën e zemrës

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë.

Sipas të dhënave, të cilave ireferohet AgroWeb.org trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq.

Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Shumë studime janë bërë tek njerëzit mbi peshë që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma.

Lufton të ftohtin

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C.

Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit.

Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

Trajton problemet e lëkurës

Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës.

Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike.

Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.

Trajton çrregullimet në stomak

Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat.

Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen.

Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.

Forcon sistemin imunitar

Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit.

Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen./AgroWeb.org

Çaji që Nuk Duhet ta Ndani në Ditët e Ftohta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook