“Do të pendohet që do duelojë me mua”, Florian Marku: Kur të jetë në ring do ta kuptojë

Boksieri shqiptar Florian Marku dhe ai britanik Chris Kongo, do të duelojnë në mars të këtij viti. Një sfidë që pritet me interes, sidomos pas sherrit që dy boksierët patën kur u përballën me njëri-tjetrin në një konferencë shtypi, në gusht të vitit të kaluar.

Duke folur për këtë incidentin e vjetër, boksieri i pamposhtur shqiptar Florian Marku, tha për “Sky Sports Boxing”: “E dija se ai e donte atë luftë. Unë i thashë ‘para së gjithash shko rrih djemtë që të rrahën’ dhe vetëm atëherë eja dhe fol me mua. Ai nuk po shkonte dhe unë e shtyva”.

Marku e paralajmëroi rivalin britanik për sfidën mes tyre: “Do të pendohet. Do të pendohet që zgjodhi të luftonte me mua. Kur të jemi në ring, ai do ta kuptojë këtë”. Pasi mposhti Dylan Moran në vetëm një raund, Marku ka kërkuar një duel të madh.

()

Arena e Lajmit

“Do të pendohet që do duelojë me mua”, Florian Marku: Kur të jetë në ring do ta kuptojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook