Me trofeun e Supekupës të arkivuar, në shtëpinë e Interit festa përfundoi pasi tani e gjithë vëmendja kthehet në Serie A, aty ku kalendari i ka rezervuar një sfidë delikate, transfertën përballë Fiorentinës. Simone Inzaghi duhet të bëjë në këtë takim pa shërbimet e dy kolosëve të mesfushës, Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella, të dy të padisponueshëm për shkak kartonësh.
Nuk kanë asnjë dyshim mediat italiane, në këtë transfertë, Inzaghi do të mbështet te Asllani dhe Frattesi, dy mesfushorët e tjerë që kanë dhënë garanci sa herë kanë zbritur në fushë.
Ky është momenti ideal për mesfushorin kuqezi për të treguar se nuk është thjeshtë një zëvendësues i Calhanoglu, por e ardhmja e këtij ekipi. Me mëndje e shpirt në Serie A është edhe Lautaro Martinez me kapitenin që flet qartë dhe shkurt kur pyetet në lidhje me objektivat:
“Kjo Superkupë, ky trofe, do të merrte më shumë vlera nëse do të fitonim edhe titullin në Serie A. Jemi në një moment përcaktues të sezonit, nga kjo e mërkurë jemi të përqendruar te ndeshja me Fiorentinën, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për klasifikimin”, u shpreh Martinez.
()