Komisioni i reformës zgjedhore, zbardhen diskutimet në grupin e PD. “Për bashkëkryetarin nuk duhet të lëshojmë pe”, çfarë propozon Bardhi për grupimin e Bashës

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kas propozuar që të mos lëshojnë pe sa i përket bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore. Nga biseda e zbardhur nga gazetari Osman Stafa, Bardhi propozon që një anëtar i komisioni t’i përkasë grupimit të Lulzim Bashës.

 Gazment Bardhi: Do duhet të dalim me një vendim për sjelljen që ne do duhet të kemi në seancën e nesërme dhe tek Komisioni i Reformës Zgjedhore të premten. Unë bashkë me disa deputetë mungoj për shkak të përjashtimeve. Për reformën zgjedhore jemi mbledhur në një qëndrim 47 deputetë nga 55 që ka opozita në total. Mendoj se ne nuk duhet ta negociojmë bashkëkryetarin e reformës, por do duhet që grupimit tjetër t’i jepet mundësia e një anëtari. Duhet të lëshojmë në këtë pikë.

Ferdinand Xhaferraj: Ne jemi 47 deputetë që jemi mbledhur rreth një qëndrimi për reformën zgjedhore. Unë mendoj që t’i drejtohemi edhe grupimit të Bashës. S’kemi pse të jemi ekstremistë. Ti themi që të takon një anëtar në komision, sill kë të duash.

Arena e Lajmit

Komisioni i reformës zgjedhore, zbardhen diskutimet në grupin e PD. “Për bashkëkryetarin nuk duhet të lëshojmë pe”, çfarë propozon Bardhi për grupimin e Bashës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook