Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Gërman të Njësisë Administrative Komsi në Mat.
Një banorë i këtij fshati kishte lënë automjetin pak larg banesës pasi rruga kishte dëborë e nuk shkonte deri aty.
Por kur është zgjuar në mëngjes ka vënë re që automjeti nuk ishte aty ku e kishte lënë. Shtetasi me inicialet V.S., ka bërë denoncim pranë Komisariatit të Policisë Mat dhe kërkon t’i gjendet automjeti.