Victor Osimhen ka qenë mungesa e madhe e Napolit në këtë pikë të sezonit, nuk ishte në dispozicion as në finalen e Superkupës së Italisë, por sipas të gjithë gjasave nuk do të jetë më pjesë e klubit pas përfundimit të këtij sezoni. Për të hedhur dritë mbi këtë vendim ka qenë vetë sulmuesi nigerian i cili lëshoi një mesazh nga Kupa e Afrikës, aty ku është i angazhuar me Nigerinë e tij:
“E kam marrë tashmë një vendim, e kam vendosur se cili do të jetë hapi im i radhës në përfundim të këtij sezoni. I kam të qarta idetë, planin tim. Mendoj se 60% e personave me lidhin me një transferim në Premier League. Po, mendoj se kampionati anglez është një nga kampionatet më të forta në botë. Tani dua të përfundoj sezonin me Napolin më pas do të bëj publike vendimin që kam marrë”, u shpreh Osimhen. Këto fjalë të Osimhen lënë pak vend për koment, pavarësisht se sulmuesi sapo rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në 2026.
Presidenti De Laurentiis mund të qëndrojë i qetë pasi në kontratën e re që firmosën u përfshi edhe klauzola e tij e largimit, 120-130 milionë euro. Në rast largimi, Napoli do të përfitojë një shumë të madhe, por një pjesë sigurisht do ta investojnë për të përforcuar ekipin.
()