Teuta fitoi 2-0 ndaj Skënderbeut, për të prerë biletën për në çerekfinale të Kupës. Pas ndeshjes, foli trajneri i durrsakëve, Edi Martini.
“Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Barazimi me Tiranën në fund i dha djemve shumë moral. Këto janë sfida me një takim dhe janë të rëndësishme. Kishim raste shënimi në pjesën e parë, por nuk ia dolëm. Dëmtimi i Beqajt dje na reduktoi sot, duke luajtur Lloci si numër 6, por që bëri perfekt në fazën ofensive dhe difensive. Dyshja e sulmit mbajti peshën e lojës. Djemtë luajtën mirë, kishin mundësi të shënonin dhe gola të tjerë. Në pjesën e dytë pas dy golave e ulën disi ritmin duke i dhënë shanse Skënderbeut të shënonin, nuk duhej ta bënin diçka të tillë.
Nuk u frikësuat kur e ndërtuat ndeshjen në atë lloji mënyre loje?
“Pasi mbyllëm stërvitjen u dëmtua Beqja. Kisha dy mundësi për sulmin. Por doja që të isha më afër portës së kundërshtarit. Kthimi i Llocit në 6 ishte eksperiment, por forma e mirë e mbrojtjes më bëri të kisha besim. Rezultoi pozitive, por risku ishte aty, por gjithsesi nuk kisha shumë zgjedhje.”
Janë afrimet e janarit që kanë dhënë këtë impakt pozitiv?
“Është shumë e rëndësishme, sepse këto djem kanë luajtur shumë ndeshje të mira dhe kanë humbur shumë raste. Vjen një moment dhe humbet besimin. Por këto ardhjet kanë moral të rritur, kanë rritur gjithashtu konkurrencën. Ardhjen e janarit i kanë bërë mirë ekipit, fizikisht dhe në konkurrencë pasi jemi të dubluar në çdo repart.”
Teuta bën mirë edhe me 4 mbrojtës?
“Nëse referohesh me ndeshjen ndaj Tiranës, me 4 kemi qenë në pozita të vështira. Tirana ka patur mundësi shënimi 2-3 herë. Djemtë e kanë automatizuar 3-5-2. Edhe sot ishim me 3 dhe vazhdoj të jem Partizan i kësaj.”
Ndeshja me Laçin?
“Kjo është arsye që bëmë disa ndërrime në minutën e 60’ që të lëmë lojtarët të çlodhen dhe të jenë gati për të dielën. Ky është kompeticion tjetër, duhet lënë pas krahëve. Është ndeshje kampionati dhe neve na duhen pikë. Do luajmë për t’i marrë. Objektivi Kupë është primare për ne.”
(J.S/)