Theu masën “Arrest shtëpie” dhe vodhi 8 kompjutera në një gjimnaz, arrestohet 25-vjeçari në Malësinë e Madhe

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së disa pajisjeve, të kryer më datë 05.12.2023, në gjimnazin e fshatit Gruemirë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të rastit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe. Nga verifikimet rezultoi se 25-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për të kryer vjedhjen e 8 pajisjeve kompjuterike në këtë gjimnaz, si dhe për të vjedhur më datë 23.01.2024, instalime elektrike dhe pajisje në banesën e shtetasit I. A., në fshatin Grudë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale shtesë për shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. M., për të kryer vjedhjen në gjimnazin e këtij fshati. Aktualisht, shtetasi P. K. është në IEVP Lezhë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Theu masën “Arrest shtëpie” dhe vodhi 8 kompjutera në një gjimnaz, arrestohet 25-vjeçari në Malësinë e Madhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook